COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe shtatë raste pozitive me COVID-19

Një person me COVID-19 ka vdekur, përderisa shtatë persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga 1 mijë e 725 mosta të dyshuara me SARS-CoV-2, të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka bërë të ditur se 13 qytetarë janë shëruar nga infeksioni COVID-19, dhe deri më tani në nivel vendi rezultojnë të shëruar 157 mijë e 534 persona.

Aktualisht në nivel vendi janë 420 raste aktive.

Sa i përket vaksinimit deri më tani janë administruar mbi 1 milion doza të vaksinave kundër COVID- 19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2,560 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh.

Sipas MSh-së, me dy dozat në Kosovë janë të vaksinuar 749 mijë e 432 qytetarë.