Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një i vdekur dhe një me lëndime të rënda trupore nga një aksident në Prizren

 

 

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Prizren, thuhet në raportin ditor të policisë.

Ngasësi dyshohet se duke vozitur veturën në mënyrë të pa kontrolluar ka dalë jashtë rruge duke u rrokullisur ka goditur një mur. Pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Po ashtu ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.