COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Sipas njoftimit, nga 1,921 testime, 519 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus.

779 është numri i personave të shëruar.

Ndërkaq në 4,586 ka arritur numri i rasteve aktive me COVID-19.