COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza
Një i vdekur dhe katër raste të reja me COVID-19
17.10.2022 - 14:26
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka vdekur, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.
Sipas Ministrisë, në këto 24 orë nga gjithsej 38 testime, katër persona kanë rezultuar pozitivë.
MSh ka treguar se në ditën e fundit nga ky virus janë shëruar katër persona.
Sipas të dhënave, në Kosovë janë aktualisht 21 raste aktive me COVID-19, kurse brenda 24 orëve të fundit nuk ka asnjë person të vaksinuar.