Lajm i Fundit, Coronavirus

Një i vdekur dhe gjashtë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një person i infektuar me coronavirus ka vdekur si dhe gjashtë qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me SARS-CoV-2, nga 1 mijë e 575 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se tetë qytetarë janë shëruar nga COVID-19.

Aktualisht në nivel vendi janë 327 raste aktive me SARS-CoV-2.

Nga 13 marsi 2020 e deri më tani në Kosovë janë shënuar 161 mijë e 31 raste me COVID-19, prej tyre 2 mijë e 982 kanë vdekur ndërsa 157 mijë e 727 janë shëruar.

Ndonse me intensitet të ulët, procesi i imunizimit është duke vazhduar dhe për 24 orë në nivel vendi janë dhënë 1 mijë e 802 doza të vaksinave kundër coronavirusit.

Nga fillimi i vaksinimi e deri më tani janë dhënë mbi 1,6 milion doza të vaksinave “AstraZeneca” dhe ‘Pfizer”.

“Deri më sot 758 mijë e 250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Publike një person llogaritet i vaksinuar në momentin që merrë dy doza të vaksinave kundër COVID-19.