COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 780 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një rast i vdekjes nga COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, nga 2 mijë e 279 testime, 331 raste kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

1 mijë 562 është shifra e personave të shëruar për një ditë.

Kurse në 7,221 ka arritur numri i rasteve aktive me COVID-19.