COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 720 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një qytetar si pasojë e infektimit me COVID-19.

720 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 4.785 testime.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, deri më sot 797 mijë e 229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria ka njoftuar se sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 909.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 5 mijë e 678.