Një i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 70 raste pozitive me COVID-19.

Gjithashtu një qytetar ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se  në 24 orët e fundit janë dhënë 12,832 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413,078 doza të vaksinës.

Sipas MSh, deri më sot 137,445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total, sipas MSh numri i rasteve aktive është 366.

Ministria e Shëndetësisë sot në një konferenë për media ka thënë se numri më i madh i të konfirmuarve pozitivë me COVID-19 janë me variantin Delta.