COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 25 raste pozitive me COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Një person ka vdekur me COVID-19 si dhe 25 persona kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi, nga 2 mijë e 370 mostra të testuara për coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se 362 qytetarë tashmë e kanë kaluar infeksionin me coronavirus dhe janë shpallur të shëruar, kështu duke arritur numrin e të shëruarve në 156 mijë e 33 persona.

Aktualisht janë 1 mijë e 335 raste aktive me COVID-19. Virusi corona deri më tani ka prekur 160 mijë e 309 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 965 kanë vdekur. Kosova është duke u ballafaquar me virusin corona që nga 13 marsi i vitit 2019, kur ishte diagnostifikuar rasti i parë.