CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se një person ka vdekur dhe 17 janë regjistruar pozitiv me COVID19, nga 1,774 mostrat e testuara.

Ky është njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Nga 1,774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,791.

Në total numri i rasteve aktive është 531.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3,480 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96,369 doza të vaksinës.