COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19

16 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 1 mijë e 938 mostra të testuara ndërsa një pacient ka mbetur i vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 qytetarë ndërsa numri i rasteve aktive është 176.

Tutje, 17 mijë e 476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës COVID-19 ndërsa 7 mijë e 18 vaksinime janë realizuar gjatë 24 orëve të fundit.