Një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë Flora Ahmet nga Policia e Kosovës, për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe i njejti është në kërkim.