Një i plagosur me armë zjarri në Klinë, arrestohet i dyshuari

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një plagosje ka ndodhur sonte në qytetin e Klinës, përkatësisht në rrugën “Abedin Rexha’.

Rasti për KALLXO.com është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar se një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari i rastit është arrestuar nga njësitët relevante”, tha Rugova.