Një i plagosur me armë zjarri në Kaçanik

Një person është plagosur në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Sipas Policisë, personi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Më tej sipas Gashit, Policia është në kërkim të personit të dyshuar për kryerjen e veprës.

“Dyshohet për një plagosje në fshatin Rekë. Dyshohet se me armë të zjarrit. Viktima është duke u dërguar në QKUK. Policia është në kërkim të personit të dyshuar dhe të mbledhjes së informacioneve”, tha Gashi për KALLXO.com.