Ilustrim

Një i moshuar u gjet në rrugë në Ferizaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve (FOTO)

Policia e Kosovës sot rreth orës 14:00 ka hasur në një burrë të moshuar në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Ata kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e të moshuarit dhe bashkimin e tij me familjen.

Policia ka shënuar edhe numrat e telefonit përmes të cilëve mund të komunikohet me ta.

Sipas Policisë, i njëjti gjendet në Stacionin e Policisë në Ferizaj.

“Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″ – theksohet në njoftim.

Foto: Policia e Kosovës/Facebook