
Një i lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
12.2.2025 - 10:43
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, më 12.02.2025, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar edhe një person.” – tha ajo.
Ahmeti ka shtuar se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.