Policia e Kosovës (Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Një i lënduar nga të shtënat me armë në Prishtinë

Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme janë sulmuar fizikisht dy burra nga disa persona të panjohur, të cilët kanë shtënë edhe me armë në drejtim të tyre.

Njëri nga viktimat pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.