Një i lënduar nga djegia e banesës në Ulpianë dërgohet në QKUK

Një person ka marrë lëndime nga zjarri që shpërtheu në një banese ne lagjen Ulpiana dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Ndërkohë gjashtë persona kishin kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të problemeve me frymëmarrje nga tymi.

Policia në rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se për zjarrin janë lajmëruar rreth orës 9 e 30.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për këtë rajon tha se zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti.

 

(FOTO) Digjet banesa në Ulpianë