Ilustrim nga një aksident me motoçikletë

Një i lënduar në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës në Mitrovicë

Si pasojë e aksidentit mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë të Jugut, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Gjatë ditës një aksident trafiku me lëndime është raportuar në rrugën “Ahmeti Selaci”. Aksidenti ka ndodhur në mes një motoçiklete dhe një veture. Motoçiklisti ka pësuar lëndime”- ka thënë Zahiti.

Sipas zëdhënësit, rasti ka ndodhur në mesditë sot, më 09.07.2024.

E një rast i aksidentit mes motoçiketës dhe veturës ka ndodhur edhe më 27.05.2024 në Mitrovicë të Jugut.

Një 26-vjeçar kishte vdekur në këtë aksident trafiku. Viktima po ngiste një motoçikletë dhe është përplasur me një veturë.

Mitrovicë, vdes në aksident trafiku një 26-vjeçar