Një i lënduar, 20 vetura të përfshira nga zjarri afër Aeroportit të Prishtinës

Një person është lënduar, 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi janë përfshirë nga zjarri, si pasojë e një zjarri afër Aeroportit të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës”- tha Ahmeti për KALLXO.com. 

Ahmeti bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas saj, hetuesit policorë në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.