Një i arrestuar për tentim vrasjen në Hajvali

Një person është arrestuar si i dyshuar për rastin e tentim vrasjes që ka ndodhur në rrugën “Pavarësia” në Hajvali të premten rreth orës 11:00.

I dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si tentim vrasje.