
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Një i arrestuar për sulm seksual në Shtime
02.12.2022 - 11:06
Një i burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual” ndaj një gruaje.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:26 në Shtime.
“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës” – ka thënë Policia e Kosovës.
Tutje në raportin policor është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.