Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Një i arrestuar për organizim të lojërave të fatit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për organizim të lojërave të fatit.

Dje, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur një lokal, pronë e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar: shtëpizë për kompjuter (dy copë), printer për kuponë, fletore për kuponë, fletore për shënime, bllok për shënime, kupona dhe një adapter për printer.

Në raportin e Policisë thuhet se të njëjtat dyshohet se ishin përdorur në veprimtari të kundërligjshme në lojërat e fatit.