Foto: Ilustrim

Një i arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëhshortjen e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:30.