Foto Ilustrim

Një i arrestuar për dëmtim të varrezave që kishte ndodhur para 2 muajve në Kllokot

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për dëmtimin e varrezave që kishte ndodhur më 2 tetor 2022 në Kllokot.

Sipas Policisë, i dyshuari, që është i nacionalitetit serb, gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer veprën penale.

Në njoftim është thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitarëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Gjilanit kanë identifikuar të dyshuarin.

“Në lidhje me rastin ‘Dëmtim i varreve apo kufomave’, i cili ka ndodhur më datën 2 tetor 2022 në qytetin e Kllokotit në varrezat Ortodokse, sot më datën 8 dhjetor 2022 është arritur të identifikohet dhe ta arrestohet i dyshuari T.N., 37-vjeçar, me vendbanim në qytetin e Kllokotit . I dyshuari gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale” – thuhet në njoftim.

KALLXO.com kishte raportuar edhe më herët për këtë ngjarje.

Sipas raportit 24-orësh policor të 3 tetorit, një burrë ishte ankuar në Polici se gjatë vizitës në varrezat e fshatit kishte vërejtur se lapidari i varrit të babait të tij ishte i dëmtuar.

I dëmtohet lapidari i varrit të babait, policia po e heton rastin