Foto: KALLXO.com

Një i arrestuar për bixhoz në Podujevë

Është arrestuar një i dyshuar për organizim të skemave piramidiale dhe bixhoz të kundërligjshëm në Podujevë.

Në lokalin e të dyshuarit sipas PK zhvillohej veprimtaria e bastoreve sportive. Gjatë bastisjes në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri, 15 tiketa të shtypura dha para të gatshme në vlerë prej 50 eurosh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.