
Ilustrim.
Një i arrestuar në Viti për dhunë në familje
03.11.2022 - 10:26
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Viti, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjes së tij, si dhe ka demoluar shtëpinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pas mesnate në Viti.