Policia e Kosovës

Një i arrestuar në Lipjan, dyshohet për presion dhe kanosje ndaj disa punëtorëve

Në fshatin Shalë të Lipjanit është arrestuar një burrë, i cili dyshohet për kanosje dhe presion ndaj disa punëtorëve që ta ndërpresin punën.

Kështu ka njoftuar raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyrojë disa punëtorë që ta ndërpresin punën” – thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është raportuar më 12.09.2024, rreth orës 13:00 dhe është klasifikuar si “detyrim”.