Kaçaniku

Një i arrestuar në Kaçanik, lëndoi dy persona me thikë

Dy persona kanë pranuar tretman mjekësor pasi kanë marrë lëndime nga një i dyshuar tjetër.

Lëndimet ndaj dy viktimave janë shkaktuar me një thikë të cilën e ka përdorur i dyshuari.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.