Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Një i arrestuar në Gjilan pasi shërbeu pije në lokalin e tij

Një person është arrestuar në qytetin e Gjilanit gjatë ditës së djeshme, pasi ka vepruar në kundërshtim me urdhërin dhe vendimet, lidhur me parandalimin e COVID-19, duke lejuar një numër të konsiderueshëm të klientëve të qëndrojnë brenda lokalit të tij.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti ka shërbyer pije, në kundërshtim me masat mbrojtëse higjenike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30.