foto: Ilustrim

Një i arrestuar në Fushë Kosovë për vjedhje të kabllove

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka vjedhur kabllo dhe sende të tjera me vlerë rreth 1300 euro.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën ‘Elez Berisha’ të Fushë Kosovës.