Një i arrestuar në Deçan, i gjendet sasi e madhe armësh

Një person  është arrestuar sot në Deçan pasi gjatë bastisjes atij i janë gjetur një sasi e konsiderueshme armësh.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Mund të ju konfirmojmë se është arrestuar një person në Deçan, pasi që gjatë bastisjes i janë gjetur një numër i konsiderueshëm i armëve të llojeve të ndryshmeve”, tha Shkodran NIkçi.

I dyshuari është arrestuar  dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.