Një gyp pëlcet në Fushë Kosovë, mbetet pa ujë një pjesë e saj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një zonë në Fushë Kosovë ka mbetur pa furnizim me ujë, për shkak të pëlcitjes së një gypi në rrugën “Nënë Tereza”.

“Për shkak të pëlcitjes së gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, kemi qenë të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për zonat në vijim duke filluar nga ora 11:30- 15:30, deri në sanimin e defektit”, thuhet në njoftimin.

Po ashtu u bë e ditur se pa ujë kanë mbetur të gjitha objektet nga shkolla “Mihajl Grameno” deri te stacioni i trenave (vetëm ana e majtë) drejtimi Prishtinë- Fushë Kosovë si dhe fshati Uglar.