Një grup vullnetarësh krijojnë platformë informacioni për COVID-19

Një grup vullnetarësh kanë krijuar Grupi ‘Bashkë për Shëndetin’ në mënyrë që të ju japin qytetarëve sa më shumë informacione rreth sëmundjes COVID-19.

Ky grup ka krijuar platformën ‘Stop! COVID’, në mënyrë që të ngritin vetëdijen e qytetarëve për t’u mbrojtur dhe parandaluar virusin.

Në një njoftim të grupit thuhet që informatat e tyre janë nga burime kredibile nga  profesionistë shëndetësorë dhe politikbërës

“Kemi siguruar dhe përkthyer protokollet kryesore teknike të Kinës, SHBA-ve dhe BE-së.   Deri më tani jemi duke punuar në disa platforma që përfshijnë gjithashtu edhe përkrahje për institucionet shëndetësore, për ekonomi por edhe për shëndetin mendor të të prekurve nga COVID-19 dhe familjeve të tyre”, thuhet në njoftim.

Ky grup, përvec materialeve në gjuhën shqipe, planifikon që të nxjerrë materiale edhe në gjuhën rome, serbe, boshnjake dhe turke.

Gjithashtu ky grup, po dizajnon një ‘Vet-Testim Online’ (nga praktikat e Estonisë dhe vendeve tjera) në mënyrë që sa më shumë njerëz të përfitojnë nga testimi online por edhe të vetëdijesohen për parandalimin dhe simptomat.