Një grua u ngacmua seksualisht nga taksisti në Drenas, lajmëron Policinë

Një grua ka raportuar në Polici së është ngacmuar seksualisht nga një shofer taksie deri sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij me datë 2 janar 2022.

Sipas raportit të Policisë viktima ka deklaruar se nuk e di saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin.

“Tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor”, thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar.