Foto: Ilustrim

Një grua rrihet nga vjehrri dhe kunati i saj

Një grua në Vushtrri ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga kunati dhe vjehrri i saj.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30, në Vushtrri.