Ilustrim

Një grua rrahet nga tri gra të tjera në Prishtinë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur dy ditë më parë në rrugën “B” në Prishtinë nga tri gra të tjera.

Policia ka sqaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas viktimës, shkaqet e rrahjes kanë qenë të panjohura.

Policia gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme njësitë e hetuesisë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tri gra të dyshuara.

Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit ë tri të dyshuarat dërgohen në mbajtje.