Ilustrim
Një grua raporton se është dhunuar
06.3.2023 - 10:19
Policia e Kosovë ka pranuar një raportim nga një ankuese se e njëjta më 3 mars është dhunuar nga një person i dyshuar.
Siç është thënë nga Policia, ngjarja raportohet të ketë ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë, 3 mars 2023, ora 16:00-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur (Dhunim) ndaj saj” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Tutje tregohet se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme.