Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Një grua raportoi të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së saj
12.10.2024 - 09:42
Të shtëna nga arma e zjarrit dyshohet se janë gjuajtur në drejtim të një shtëpie në Kamenicë.
Një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të shtëpisë së saj.
Ngjarja u raportuar më 11.10.2024 rreth orës 00:20.
Përveç dëmeve materiale, në raportin e policisë nuk raportohet për persona të lënduar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore ndërsa është iniciuar vepër për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.