Ilustrim

Një grua në Skenderaj dyshohet se është dhunuar

Një grua dyshohet se është dhunuar para pesë ditëve në Skenderaj, përderisa rasti në Policinë e Kosovës është raportuar dy ditë më vonë.

Sipas raportit policor, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 4 nëntor 2022, rreth orës 14:30, ndërsa raportimi në Polici ka ndodhur pas dy ditëve, më 6 nëntor 2022.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka thënë se viktima raportoi se është dhunuar nga një i dyshuar i panjohur.

Në raportin 24-orësh të Policisë u tha se një ditë pas raportimit, më 7 nëntor 2022, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.