Një grua në Prizren plagoset nga plumbi qorr

Policia e Kosovës  ka njoftuar se dje pasdite  një grua në Prizren, shtetase e Holandës është plagosur  nga një plumb (predhë) qorre.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas njoftimit të Policisë, është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.