Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby
Një grua në Prishtinë raporton se është rrahur brutalisht nga burri i saj
04.8.2024 - 09:43
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se me 01.08.2024 është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe urdhër të prokurorit me katër fëmijët e saj është vendosur në strehimore.
Ndërsa i dyshuari, sipas viktimës, ka udhëtuar në perëndim dhe gjendet në kërkim policor.