Një grua kërceu nga kati i gjashtë në Prishtinë

Një grua ka kërcyer nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “B”.

Lajmin e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për KALLXO.com.

“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se  një person, (femër e moshuar) ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë . Pos policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka thënë

Ai shtoi se gruaja është dërguar me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare.

Policia po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje dhe me rrethanat si ka ndodhur rasti.

Deri më tani nuk dihet gjendja e gruas.

 

 

Shënim: Lajmi është edituar në pjesën ku thuhej se gruaja ka vdekur. Kjo për shkak se zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi,  e ka ndryshuar deklaratën që e ka dhënë për mediumin pasi lajmi është publikuar.