Një grua kandidatja më e poentuar në garën për Guvernator të BQK-së
Janë publikuar rezultatet e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas ekspertëve britanik është një grua kandidatja më e poentuar në garën për Guvernator të BQK-së.
Monitoruesit nga Britania e Madhe kanë publikuar rezultatet pas përfundimit të të gjitha fazave të këtij procesi të rekrutimit.
Kandidatja më e poentuar është Shkëndije Himaj me 32 pikë nga 40 pikë që ishte maksimumi.
Të emërueshëm sipas ekspertëve britanikë janë edhe Ahmet Ismaili me 28 pikë; Nexhat Kryeziu 27.5 pikë; Genc Rraci me 24.5 pikë; Lulzim Ismajli 24 pikë dhe Fehmi Mehmeti me 23.5 pikë.
KALLXO.com ka dërguar kërkesë edhe në Bankën Qendrore të Kosovës për të kërkuar vlerësimin e kandidatëve nga Bordi i BQK-së dhe është në pritje të përgjigjes.
Flamur Mrasori, Nora Latifi Jashari dhe Bashkim Nurboja anëtarë të bordit të BQK-së kanë intervistuar kandiatët për Guvernator të BQK-së.
Sot, Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar listën e ngushtë me kandidatët për Guvernator të BQK-së.
Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj janë emrat që do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për votim.
Konkursi për Guvernator të BQK-së ishte hapur më 18 nëntor të vitit të kaluar dhe kishte qëndruar i hapur deri më 16 dhjetor. 17 kandidatë ishin në garë për guvernator të BQK-së.
Akutalisht, Fehmi Mehmeti është Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Mehmeti ishte zgjedhur Guvernator në mars të vitit 2018 me 60 vota në Kuvendin e Kosovës.
Nga gara ishte diskualifikuar kandidati Emanuel Bajra me arsyetimin se nuk e ka diplomën të nostrifikuar nga MASHTI.
Kandidati për Guvernator akuzon organet drejtuese të BQK-së pas refuzimit të aplikimit