Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj, Policia po heton rastin
17.9.2024 - 10:16
Një grua dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Rasti që raportohet se ka ndodhur më 16.09.2024 rreth orës 09:30, është duke u hetuar nga Policia.
Sipas Policisë, viktima është shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.