Ilustrim
Një grua gjendet pa shenja jete në një banesë në Prishtinë, policia po heton rastin
02.3.2024 - 20:44
Një grua e moshës 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Ademaj”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, rreth orës 16:00 më 02.03.2024 e kanë pranuar këtë informatë.
Ahmeti ka njoftuar po ashtu se janë duke u marrë të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë në lidhje me këtë rast.
“Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare” – ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.