Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një grua dyshohet se vodhi lodra me vlerë 150 euro në një shkollë në Prishtinë

Një zyrtar i një shkolle në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës për një rast të një vjedhje të rëndë që ka ndodhur mëngjesit e datës 29.10.2024.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ankuesi ka informuar se një grua me forcë ka depërtuar në brendi të shkollës dhe ka vjedhur disa lodra dhe pajisje me vlerë rreth 150 euro.

Policia tha se rasti i iniciuar si vjedhje e rëndë është duke u hetuar.