Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një grua dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar në Prishtinë

Dy persona dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhunim” ndaj një gruaje në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më 13 janar të këtij viti.

Rasti, siç tregohet, dyshohet se ka ndodhur afër mesnatës, rreth orës 22:30.

“Ankuesja ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj” – ka thënë shkurtimisht Policia.

Tutje të njëjtit kanë thënë se rasti në fjalë është duke u hetuar.