Një grua bie nga një ndërtesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se rreth orës 18:00 një grua në Prishtinë ka rënë nga një ndërtesë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kalabria”, ndërsa nga Policia është thënë se gruaja ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (grua) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore” – ka thënë Ahmeti.

Gruaja e lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.