Një grua bie nga lartësia brenda një qendre tregtare në Prishtinë

Një grua ka mbetur e lënduar pasi e njëjta ka rënë nga një lartësi brenda një objekti afarist në Prishtinë, që ndodhet në lagjen Veternik të Prishtinës.

Viktima që ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në rrethana ende të pasqaruara ka rënë një person i gjinisë femërore nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës”, ka thënë Ahmeti.